Barcelona e shpërblen me kontratë të re Fermin Lopezin

Futboll

Barcelona e shpërblen me kontratë të re Fermin Lopezin

Më: 30 janar 2026 Në ora: 17:57
Fermin Lopez

Fermin Lopez është shpërblyer me kontratë të re nga Barcelona.

Falë paraqitjve të mirë këtë sezon, mesfushori spanjoll ka bindur drejtuesit e klubit dhe kanë arritur marrëveshje për kontratën e re të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2030.

Kontrata do të nënshkruhet në ditët e ardhshme, në pranin e presidentit, Joan Laporta.

22-vjeçari është një nga shtyllat kryesore në skuadrën e Hansi Flick, ku gjatë këtij sezoni, ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë edhe 10 asistime në të gjitha garat deri më tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat