Egnatia nuk pret më gjatë

Futboll

Egnatia nuk pret më gjatë

Më: 31 janar 2026 Në ora: 15:29
Pamje nga prezantimi

Egnatia nuk pret më gjatë, prezanton zëvendësuesin e lojtarit të Kombëtares!

Levan Tandilashvili është zyrtarisht portier i Egnatias.

Klubi e prezantoi sot krah presidentit Agim Demrozi.

Gjeorgjiani afrohet si një tjetër alternativë për të zëvendësuar Dajsinanin.

Për këtë të fundit u tha se do të largohet në këtë merkato, megjithatë akoma nuk është zyrtarizuar asgjë.

Portieri i Kombëtares shqiptare është parë si element kyç për skuadrën e Edlir Tetovës. Bashkë me të, zërat për largimin kanë qenë edhe për mbrojtësin Xhemajli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat