Napoli i rikthehet fitoreve 

Futboll

Napoli i rikthehet fitoreve 

Nga: K.G. Më: 31 janar 2026 Në ora: 19:52
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Napolit pas rezultateve jo të mira në javët e fundit, sonte i rikthehet fitoreve.

Napoli e ka mposhtur me rezultat 2:1 Fiorentinën, në takimin e javës së 23-të të Serie A në futboll.

Për Napolin shënuan Vergara (11'), Gutierrez (48') dhe për Fiorentinën Solomon (57').

Napoli e zë vendin e tretë me 46 pikë, ka 6 pikë më pak se lideri Interi (një ndeshje më pak).

Fiorentina është në vend të 18-të me 17 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat