Muriqi shkëlqen, Mallorca mposht Sevilla

Futboll

Muriqi shkëlqen, Mallorca mposht Sevilla

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 23:15
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi e ka vazhduar formën e tij fantastike, duke e ndihmuar Mallorca t`i regjistrojë dy fitore radhazi në shtëpi për herë të parë që nga tetori i vitit 2024.

Kjo pas pas fitores 4-1 ndaj Sevilla në LaLiga.

Skuadra vendase e ka nisur ndeshjen në zonën e rënies, pas tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit, dhe duhej një nisje e fortë për t'i kënaqur tifozët.

Muriqi (26'), Samu Costa (53'), Darder (74') dhe Torre (90+6') kanë shënuar për Mallorca. 

Golin e vetëm Sevilla e ka realizuar përmes Maupay.

Mallorca i ka dhënë dhënë fund një serie prej tetë ndeshjesh pa fitore në shtëpi. Nga ana tjetër, Sevilla, mbetet pa sukses në shtatë ndeshjet e fundit jashtë fushe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat