Ish-i i Kombëtares shqiptare lë me “gisht në gojë” Tiranën, Partizanin dhe Vllazninë

Futboll

Ish-i i Kombëtares shqiptare lë me “gisht në gojë” Tiranën, Partizanin dhe Vllazninë

Më: 3 shkurt 2026 Në ora: 16:56
Valon Ahmedi

Valon Ahmedi është futbollisti më i ri i Bishkek City.

Pasi mbylli aventurën e tij me bjellorusët e Neman Grodno, fantazisti 31-vjeçar vendosi që të niste një rrugëtim të ri me ekipin nga Kirgistani.

Me këta të fundit, Ahmedi ka firmosur një kontratë 6-mujore, pra të vlefshme deri në fund të sezonit.

Vlen të theksohet, se interes për 31-vjeçarin shfaqën edhe Tirana, Partizani dhe Vllaznia.

Kujtojmë se Ahmedi është një ish i Kombëtares shqiptare. Futbollisti tetovar ka luajtur 2 ndeshje me kuqezinjtë, teksa debutimin e ka bërë në shkurt të vitit 2017.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat