Mbrojtësi helen transferohet në Kategorinë e Parë

Futboll

Mbrojtësi helen transferohet në Kategorinë e Parë

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 11:21
Skenderbeu - Luftetari

Klubi i Luftëtarit para disa minutash ka njoftuar transferimin e mbrojtësit të majtë Loukas Petropoulos.

25-vjeçari vjen nga Greqia dhe në të shkuarën ka luajtur me klube angleze dhe helene.

Rritja e konkurrencës në repartin defensive dhe krijimin i balancave është synimi kryesore i skuadrës gjirokastrite.

Bluzitë mbajnë vendin e parafundit në Kategorinë e Parë me 15 pikë, distance prej 9 pikësh për të dalë nga “zona e ftohtë”.

Në ndeshjet e fundit të ligës përkatëse, Luftëtari ka treguar “sijnale” pozitive, 1 fitore dhe 2 barazime në 5 ndeshjet pararendëse, duke prishur serin e rezultateve negative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat