Yann Sommer dhe e ardhmja e tij: Në javët e ardhshme do të flas me Interin…

Futboll

Yann Sommer dhe e ardhmja e tij: Në javët e ardhshme do të flas me Interin…

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 11:06
Yann Sommer

‘Në javët e ardhshme do të takohem me drejtuesit e Interit për të diskutuar për të ardhmen’-

Kështu u shpreh portieri i skuadrës zikaltër në një televizion zviceran ku po komentonte ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

Yann Sommer ka me Interin një kontratë që i skadon në qershorin e këtij viti me klubin milanez që ka nisur lëvizjet e tij për të gjetur zëvendësuesin e zviceranit dhe në pole position është Vicario i Tottenham, ndërkohë që në listën e dëshirave është edhe Elia Caprile, portieri i Cagliarit. 

Por në ditët e kaluara është folur edhe për një takim mes disa prej drejtuesve të Interit dhe vëllait e njëkohësisht agjentit të Emiliano Martinez, portierit argjentinas të Aston Villës dhe njëkohësisht kampion botë me skuadrën përfaqësuese të Argjentinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat