Ramadani titullar në fitoren e madhe të Lecces 

Futboll

Ramadani titullar në fitoren e madhe të Lecces 

Nga: K.G. Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 16:54
Leccen

Skuadra e Lecce-s ka triumfuar (2:1) në duel me Udinesen, në takimin e javës së 24-të të Serie A.

Një fitore e madhe e Lecces që e largon sado kudo nga skuadrat e rrezikuara.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, u paraqit tërë takimin për Leccen. 

Futbollisti Banda shënoi gol të bukur nga gjuajtaj e lirë rreth 20 metra, duke dërguar topin në këndin e epërm të Udineses, 2:1 në minutën e 90-të.

Futbollistët Gandelman (5') e Banda (90’) shënuan për Leccen dhe Solet (26' - nga penalltia) për Udinesen.

Lecce e zë vendin e 17-të me 21 pikë dhe Udinese është në të 9-tin me 32 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat