Krasniqi asiston në fitoren bindëse të Zurich-ut

Futboll

Krasniqi asiston në fitoren bindëse të Zurich-ut

Nga: K.G. Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Zurich-ut ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Witherthurit, në takimin e javës së 24-të të Kampionatit të Zvicrës.

Futbollisti Bledian Krasniqi asistoi në golin ë dytë në minutën e 29-të.

Golat i realizuan Di Giusto (7'), Keny (29’ e 90+8’).

Keny humbi penalltinë në minutën e 83-të.

Kapiteni Lindrit Kamberi e Bledian Krasniqi u paraqitën standardë për Zurich-un dhe Pajtim Kasami për Wintethurin.

Leandro Maksutaj u paraqit nga minuta e 46-të për Winthertur e të njëjtën minutë Kasami u ndëshkua me karton të verdhë.

Zurich është në vend të tetë me 28 pikë e Wintertur në fund me 14 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat