UEFA u vjen në ndihmë klubeve të Izraelit

Futboll

UEFA u vjen në ndihmë klubeve të Izraelit

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 14:59
UEFA

UEFA është gati të japë miratimin për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare për klubet izraelite që do të kualifikohen për në kompeticionet e ardhshme europiane në tokën e Izraelit.

Lajmi bëhet i ditur nga Ynet, që shpjegon se Federata Izraelite e Futbollit ka marrë një mesazh “optimist” në këtë  sens nga UEFA, që ka kërkuar që klubet izraelite të jenë gati në verë.

Skuadrat izraelite dhe kombëtarja e Izraelit nuk zhvillojnë ndeshje zyrtare në vendin e tyre që pas sulmit të Hamas-it më 7 tetor 2023, që solli më pas luftën në Gaza.

Tani UEFA është shumë afër dhënies së “ok”-it për rikthimin në atdhe të skuadrave izraelite sa u takon kompeticioneve europiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat