Martinez: Sakrifica, një tipar që më ka transmetuar babai im

Futboll

Martinez: Sakrifica, një tipar që më ka transmetuar babai im

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 11:35
Lautaro Martinez

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, në intervistën për “Matchday Programme” të ndeshjes Inter-Juve, ka rrëfyer rrugëtimin që e çoi te zikaltrit.

Ai tha se ka mësuar shumë nga guximi dhe vendosmëria: “Guximi, sidomos kur bëra hapat e parë në futboll, më ka ndihmuar shumë.

Sot ndihem një futbollist më i pjekur, jam i krenar që jam kapiten i një ekipi të rëndësishëm si Interi. Për jetën time, karrierën dhe familjen time, ky klub ka shumë vlerë”.

Për fjalën më të rëndësishme: “Sakrifica, një tipar që më ka transmetuar babai im. Vij nga një familje që shpesh ka jetuar me pak, kështu që sakrifikimi ka qenë i domosdoshëm dhe i çmuar, pastaj respekti është padyshim një vlerë themelore”.

Këshilla për të rinjtë: “Vëzhgimi dhe dëgjimi ka qenë shumë i rëndësishëm, më bëri të rritem dhe të mësoj shumë. E kam bërë gjithmonë me shokët e skuadrës, duke filluar nga Diego Milito te Racing. Shikoja kontrollin e tij, lëvizjet, dëgjoja çfarë thoshte.

Po të njëjtën gjë kam bërë duke parë babain tim”.

Kur hyn në fushë: “Mendoj për të gjitha sakrificat që kam bërë për të arritur deri këtu dhe përpiqem të shijoj çdo moment”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat