Arbeloa merr frymë lirisht

Futboll

Arbeloa merr frymë lirisht

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 13:46
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe doli në fushën stërvitore të Valdebebas për t’u stërvitur me pjesën tjetër të shokëve të tij të ekipit.

Sulmuesi francez po vuan nga dhimbjet në gjurin e majtë, gjë që e pengoi edhe në fillim të vitit, dhe po ndjek një plan specifik për t’u rikuperuar dhe për të qenë në gjendje të mirë për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Benfikës.

Mbappe u rikthye në punë me grupin të premten dhe pritet të jetë i gatshëm kundër Real Sociedad.

Raul Asensio gjithashtu u rikthye në stërvitje, pasi humbi një ndeshje për shkak të gripit. Arbeloa mund ta lerë pushim qendërmbrojtësin, i cili po luan me një tibie të thyer, duke përfituar nga disponueshmëria e Rydiger dhe për të shmangur mbingarkesën e Asensios, edhe pse ai do të humbasë Ligën e Kampioneve për shkak të pezullimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat