Të dy futbollistët vlerësohen

Futboll

Të dy futbollistët vlerësohen

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 13:25
Pamje nga ndeshja

Manchester United ka dërguar një përfaqësues të stafit të skautimit në stadiumin San Siro për të ndjekur nga afër sfidën Inter – Juventus, e cila përfundoi me triumfin 3-2 të zikaltërve.

Sipas mediave italiane, prania e vëzhguesit anglez lidhet me përgatitjet e klubit për merkaton e verës dhe me identifikimin e objektivave të mundshëm për përforcime.

Referuar raportimeve të Tuttosport, në fokus të veçantë të “Djajve të Kuq” ishin dy mbrojtës: anësori i majtë i Interit, Federico Dimarco, si dhe lojtari polivalent i Juventusit, Pierre Kalulu.

Të dy futbollistët vlerësohen për fleksibilitetin dhe performancën e tyre të qëndrueshme, elementë që mund të përshtaten me projektin e ri sportiv të klubit anglez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat