Dukagjini barazon në fund ndaj Gjilanit 

Futboll

Dukagjini barazon në fund ndaj Gjilanit 

Nga: K.G. Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 15:03
Gjilani

Skuadra e Gjilanit kthehet me një pikë nga stadiumi “18 Qershori” në Klinë.

Gjilani ka barazuar me rezultat 1:1 me Dukagjinin, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Dukagjini tani rrezikon edhe vendin e katërt, po ashtu mbetet larg kreut të tabelës.

Në minutën e 61-të, Senad Jaroviq realizoi golin e epërsisë.

Në fund të takimit, Vitor Hugo ka barazuar rezultatin.

Dukagjini zë vendin e katërt me 30 pikë dhe Gjilan është në të gjashtin me 27 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat