Struga Trim Lum po humb hapin për titull!?

Futboll

Struga Trim Lum po humb hapin për titull!?

Nga: K.Goca Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 16:06
Pamje nga ndeshja

Një ndeshje interesante, emocionuese dhe e paqartë deri në fund, por me triumf të mysafirëve. 

Sileksi i Kratovës fitoi (3:2) në udhëtim ndaj skuadrës shqiptare, Struga Trim Lum.

Struga Trim Lum kaloi dy herë në epërsi, por në minutat e fundit mysafirët realizuan dy gola të shpejtë për përmbysje.

Në minutën e 22-të, 1:0 - Radeski realizoi me një “bombë” të vërtetë që përfundoi në rrjetën e Dzekov, duke i dhënë avantazhin vendasve.

Në minutën e 53-të, 1:1 - pas një aksioni nga krahu i majtë, topi shkoi te Aliq, i cili e dërgoi pas shpinës së Angelettit për barazim.

Në minutën e 60-të, 2:1 - Struga TL riktheu epërsinë. Një top i hedhur nga e djathta, i devijuar nga Dzekov, përfundoi te Compaore që shënoi nga një kënd pothuajse i pamundur.

Në minutën e 81-të, 2:2 - Sileksi barazoi me anë të Nikollovskit, i sapofutur në lojë. Pas një aksioni të ndërtuar nga mesi i fushës dhe disa devijimeve në zonë, ai e shtyu topin në rrjetën e zbrazët.

Në minutën e 85-të, 2:3 përmbysja e madhe erdhi pas një goditjeje nga këndi të Dodevit, ndërsa Pires me kokë e dërgoi topin në këndin e sipërm të majtë për fitoren e madhe të mysafirëve.

Kjo humbje e dytë radhazi e lë Struga TL në një situatë të vështirë në garën për titull.

Pas javës së 18-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Vardari kryeson me 48 pikë, pasojnë Shkëndija me 42, Struga Trim Lum 41, Sileksi 35 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat