PSG fiton ndaj Monacos
Reali Madridi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League në futboll.
“Mbretërit” e mposhtën me rezultat 1:0 skuadrën e Benfica-s në Lisbonë.
Trajneri i Benfica-s, Jose Mourinho, kësaj radhe nuk ia doli që të befasojë skuadrën nga Madridi.
Rezultatet
Benfica - Real Madrid 0:1 (0:0)
Dortmundi - Atalanta 2:0 (1:0)
Monaco - PSG 2:3 (2;2)
Në minutën e 50-të, Vinicius Junior shënoi gol spektakolar, i cili futet brenda 16-shit dhe nga pozicioni anash zonës, goditi me mjeshtri duke shënuar në shtyllën e dytë pikërisht në të majtën, 0:1.
Goli i Vinicius Junior tërboi vendasit, të cilët nuk i kursyen koret raciste ndaj futbollistit të Realit, teksa nuk munguan as momentet e tensionit mes të dyja skuadrave.
Në këtë moment gjyqtari detyrohet të ndërpresë ndeshjen për disa minuta, duke këshilluar skuadrën e Benfica-s, se në rast se këto situata përsëritet, penalitetet do të jenë të rënda.
Ndeshja rifilloi pas afro 10 minutash ndërprerje, teksa gjyqtari këshilloi edhe argjentinasit Prestiani, i cili u bë protagonist në këtë episod.
Në minutën e 85-të trajneri Jose Mourinho u përjashtua me karton të kuq.
Mourinho reagoi ashpër drejt gjyqtarit duke kërkuar që të ndëshkonte me karton të verdhë Viniciusin, kjo i ka kushtuar me përjashtim.
Ndeshje me kthesa në rezultat është zhvilluar mes skuadrave franceze Monaco e PSG.
PSG ngadhënjeu me përmbysje me rezultat 3:2 ndaj Monaco-s.
Vendasit kaluan në epërsi me 2:0 falë futbollistit Folarin Balogun që shënoi në minutën e 2-të e të 22-tën.
Kampioni në fuqi i Evropës, PSG ka marrë veten duke e barazuar rezultatin në 45 minutat e parë.
Në mnutën e 22-të, futbollisti i PSG-së Vitinha dështoi nga penalltia, goditjen e tij e priti portieri Kohn.
Në minutën e 29-të, PSG ngushtoi rezultatin, Desire Doue realizoi.
Në minutën e 41-të PSG këndellet duke barazuar rezultatin falë golit të lojtarit Achraf Hakimi.
Në minutën e 48-të, Monaco mbetet pa një lojtar. Golovin u përjashtua me karton të kuq pas një faullit.
PSG siguroi fitoren (2:3) në minutën e 67-të, ku Doue sërish shënoi.
Reali e PSG kanë epërsi të madhe për sfidën e kthimit, ku si vendas do t’i presin Benfica-n përkatësisht Monaco-n.