Trajneri i Atalantës “shuplakë” Berat Gjimshitit

Futboll

Trajneri i Atalantës “shuplakë” Berat Gjimshitit

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 12:02
Guirassy në duel me Gjimshitin

Edhe pse në “vija” të përgjitshme, Atalanta luajti më mirë se Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”, ata u mposhtën 0:2.

Për kapitenin e Kombëtares Berat Gjimshit ishte një ndeshje “horror”.

Vendosjet e gabuara tek të dy golat e pësuar, ku Gjimshiti kishte pozicionin e qendërmojtësit në linjën me 3 mbrapa, shqiptari nuk bëri praktikisht asgjë.

Durimi i trajnerit Raffaele Palladino zgjati vetëm 45 minuta, duke e zëvendësuar sapo filloi pjesa e dytë.

Sipas “SofaScore”, Gjimshiti për aq kohë sa ishte në fushë, mori  notën më të dobët nga të dyja kampet sëbashku me Scamacca, 6.1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat