Bayer fiton në Greqi! Dramë në Brugge, Atletico barazon

Futboll

Bayer fiton në Greqi! Dramë në Brugge, Atletico barazon

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 22:54
Bayer

Bayer Leverkuseni ka triumfuar me rezultat 2:0 në konak të skuadrës greke Olympiakos, në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League në futboll.

Skuadra gjermane ka arritur rezultat të madh për ndeshjen e kthimit, falë golave të futbollistit Schick (60’ e 63’).
Dramë në Brugge të Belgjikës.

Club Brugge ka barazuar me rezultat 3:3 me Atletico Madridin.

Onyedika (52'), Tresoldi (60"), Tzolis (89’) shënuan për Club Bruggen dhe Alvarez (8'-nga penalltia) e Lookman (45+4') e (Ordonez 79’ – autogol) për Atleticon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat