Egnatia shkon 2 pikë prapa Vllaznisë

Futboll

Egnatia shkon 2 pikë prapa Vllaznisë

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 21:35
Tabela

Egnatia ka mposhtur Dinamon me rezultatin 1-0.

Sfida në “Arena Egnatia” i dha 3 pikë të arta në kohën shtesë, ndërsa ekipi i Edlir Tetovës synon sërish fitimin e titullit kampion.

Egnatia shkon 2 pikë prapa Vllaznisë, që do të përballet nesër me Bylisin.

Dinamo ndërkohë rrezikon vendin e katërt në zonën “Final Four”.

Aktualisht Partizani është 3 pikë larg dhe do të ndeshet me Flamurtarin.

Në anën tjetër edhe Teuta ka mundësinë e saj për t’u afruar.

Durrsakët numërojnë 6 pikë më pak se Dinamo. Për ta sfida e radhës është me Tiranën dhe mund të vendosë shumë për vazhdimin. Gara për “Final Four” është e hapur, me të paktën edhe Partizanin me Teutën që synojnë të kalojnë Dinamon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat