“Klasikja e Shqipërisë” luhet të premten, oraret e 5 sfidave të javës 26

Futboll

“Klasikja e Shqipërisë” luhet të premten, oraret e 5 sfidave të javës 26

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 15:38
Ndeshjet

Një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 26-të të Abissnet Superiore, është ajo mes Vllaznisë kryesuese dhe Tiranës.

“Klasikja e Shqipërisë” është vendosur të luhet ditën e premte, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Në stolin e Tiranës debuton trajneri Orges Shehi.

Katër sfidat e tjera të kësaj jave luhen ditën e shtunë, duke nisur me Vora-Dinamo City, që starton në orën 13:00.

Në orën 16:00 luhen dy ndeshjet Partizani-Egnatia dhe Elbasani-Bylis dhe në orën 19:30 mbyll javën përballja mes Teutës dhe Flamurtarit në Durrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat