Yli i Juventusit drejt Real Madridit

Futboll

Yli i Juventusit drejt Real Madridit

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 19:45
Juventusi

Verën e kaluar Andrea Cambiaso ishte shumë pranë transferimit te Manchester City, por në fund qëndroi te Juventus.

Mesa duket, edhe merkaton e kësaj vere, 26-vjeçari do të jetë sërish në qendër të saj.

“Caught Offside” zbulon se përveç interesit të vazhdueshëm të Man. City për anësorin italian, në garë për të është futur edhe Real Madrid.

Duke qenë nën kontratë deri në vitin 2029, largimi nga Juventus nuk do të jetë aspak i lehtë.

Sipas raportimit në fjalë, kosto e transferimit te Cambiaso llograitet diku te 60-70 milionë euro.

Gjithsesi, Man. City ende nuk ka hequr dorë prej tij dhe mund të rifutet fuqishëm në garë, por për momentin Real Madrid duket pista më e mundshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat