Vllaznia nuk e lëshon kreun

Futboll

Vllaznia nuk e lëshon kreun

Më: 1 mars 2026 Në ora: 11:37
Tabela

Java e 26-të e “Abissnet Superiore” u luajt të premten dhe të shtunën, duke u hapur me klasiken Vllaznia – Tirana në “Loro Boriçi”, ku shkodranët fituan 3-1 me përmbysje.

Me këtë sukses, Vllaznia shkon në kuotën e 51 pikëve dhe përfiton nga ndalesat e rivalëve direktë.

Egnatia u mposht në transfertë nga Partizani me rezultatin 2-0, ndërsa AF Elbasani u ndal në barazim 1-1 në “Elbasan Arena” ndaj Bylisit. Të dyja skuadrat kanë nga 46 pikë.

Partizani regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke konfirmuar momentin pozitiv dhe duke u ngjitur në 39 pikë, po aq sa Dinamo City.

Skuadra blu rikthehet te fitorja pas një periudhe të gjatë pa tre pikë, duke triumfuar 2-1 në transfertë ndaj Vorës.

Java u mbyll me barazimin 1-1 mes Teutës dhe Flamurtarit në “Niko Dovana”.

Pas 26 javësh, Vllaznia kryeson me 51 pikë, e ndjekur nga AF Elbasani dhe Egnatia me nga 46 pikë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani ndjekin me nga 39 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat