Rey Manaj shënon një tjetër “perlë” në Turqi

Futboll

Rey Manaj shënon një tjetër “perlë” në Turqi

Më: 1 mars 2026 Në ora: 12:49
Rey Manaj

Rey Manaj duke vrapuar pas golit te shenuar

Rey Manaj është një “makineri” golash te Sivasspor.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur të gjejë sërish ditën e sotme rrugën e rrjetës në sfidën që Sivasspor po zhvillon në transfertë ndaj Serik Spor.

Në minutën e 48-të të përballjes, sulmuesi shqiptar merr një pasim nga një prej shokëve të skuadrës dhe i ndodhur në afërsi të pikës së penalltisë, në vrap e sipër gjuan drejt portës.

Topi përfundon në rrjetë dhe në këtë mënyrë i jep avantazhin 1-0 të tijve.

Një gol i cili ngriti në këmbë gjithë stadiumin dhe që brohorisni emri e Rey Manajt. Goli i tij padiksutim mori edhe duartrokitjet e mbështetësve të Sivasspor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat