Trabzonspori krenohet me Muçin

Futboll

Trabzonspori krenohet me Muçin

Më: 1 mars 2026 Në ora: 18:27
Ernest Muçi

Trabzonspori mori një fitore bindëse 3-1 ndaj Karagumruk në kampionatin turk, ndërsa një nga protagonistët kryesorë të sfidës ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi.

Edhe pse 24-vjeçari nuk arriti të shënojë, ai spikati me paraqitjen e tij në fazën sulmuese.

Muçi u dallua për lëvizjet kreative dhe aftësinë për të krijuar hapësira, duke qenë vazhdimisht një rrezik për mbrojtjen kundërshtare.

Klubi i Trabzonsporit publikoi në rrjetet sociale një moment të veçantë nga ndeshja, ku futbollisti shqiptar, pas një vrapimi disa metra me topin, realizoi një lëvizje teknike që la të shtangur kundërshtarët dhe hapi aksion të rrezikshëm për skuadrën e tij.

Videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe reagime pozitive nga tifozët, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen e ish-lojtarit të Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat