Asani: Faleminderit klubit që më ndihmoi!

Futboll

Asani: Faleminderit klubit që më ndihmoi!

Më: 3 mars 2026 Në ora: 14:41
Jasir Asani

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani është larguar nga Irani.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes rrjeteve sociale.

Jasir Asani u largua nga Irani për shkak të gjendjes së luftës në këtë shtet.

“Klubi ka bërë gjithçka që unë të largohem, por pavarësisht kësaj situate të vështirë, shpresoj që gjërat të qetësohen dhe paqja të rikthehet.

“Lutem sinqerisht që gjithçka të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur, sepse një vend si Irani me njerëz kaq të mirë që më kanë treguar dashuri dhe respekt meriton të jetojë në paqe”, ka shkruar Asani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat