Perez gati t’u shesë kuota dy kolosëve botërorë

Futboll

Perez gati t’u shesë kuota dy kolosëve botërorë

Më: 5 mars 2026 Në ora: 12:16
Florentino Perez

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, po përgatitet për ndryshimin e madh.

Ai është në bisedime me Arnault dhe Sixth Street për t’u dhënë kuota në klub, me qëllimin për të mbrojtur “Shtëpinë e bardhë”.

Florentino Perez synon të thurë një “rrjetë” diplomatike financiare për të “blinduar” të ardhmen e Real Madrid kundër superfuqisë ekonomike të “klubeve-shtet”.

Ideja është për një manovër elite: të evitohet kuotimi në bursë për të synuar në anën tjetër shitjen e një kuote minorance, 5-10%, për partnerë strategjikë.

Me një vlerësim total që kap shifrën 10 miliardë euro, klubi synon të arkëtojë një thesar deri në 1 miliard euro, duke u angazhuar në bisedime me kolosin amerikan Sixth Street dhe mbretin e mallarave të luksit, Bernard Arnault.

Një lëvizje që do t’i mundësonte Realit të qëndrojë kompetitiv në nivelet më të larta, duke ruajtur gjithsesi modelin e tij historik të shoqatës dhe pavarësisë sportive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat