Chivu me dyshimin e vetëm Çalhanoglun

Futboll

Chivu me dyshimin e vetëm Çalhanoglun

Më: 7 mars 2026 Në ora: 00:16
Çalhanoglu e Chivu

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, e ka zgjedhur formacionin për derbin me Milanin. Ai ka vetëm një dyshim për sfidën e së dielës, që lidhet me mesfushorin Hakan Çalhanoglu, pasi turku vjen pas një dëmtimi.

Çalhanoglu kërkon të jetë protagonist kundër ish-skuadrës për ta shtyrë Interin drejt arratisjes vendimtare në krye të klasifikimit. Po ashtu, ai synon të jetë në fushë për të fshirë nga memoria penalltinë e humbur në derbin e parë, që u vendos nga Pulisiç.

Lojtari turk ishte titullar të martën në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Como.

Duhet ta nisë nga minuta e parë të dielën, por për momentin mbetet i vetmi dyshim që trajneri Chivu nuk e ka zgjidhur.

Nëse trajneri rumun vendos ta mbajë në stol lojtarin turk, atëherë titullar do të jetë Mkhitaryan, i cili humbi derbin e parë.

Luajnë Zielinski dhe Barella me shiritin e kapitenit, pas mungesës së Lautaro Martinez. Argjentinasi humb një derbi pas më shumë se 6 vitesh.

Në mbrojtje do të jetë treshja Bisseck-Akanji-Bastoni, përpara Sommer. Luis Henrique dhe Dimarco do të jenë në krahë dhe në sulm Pio Esposito në krah të Thuram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat