Atletico Madridi me mund të madh ka marrë tre pikë në vatër të vet, duke e mposhtur me rezultat 3:2 Sociedadin, në ndeshjen e javës së 27-të të elitës së futbollit spanjoll.
Për Atleticon shënuan Sorloth (5'), Gonzalez (67') e Gonzalez (81') dhe për udhëtuesit Soler (9'), Oyarzabal (68').
Ndeshje me rivalitet të madh deri në frymën e fundit.
Atletico radhitet në vend të tretë me 54 pikë dhe Sociedad në të 8-tin me 35 sosh.