Goditje për Dortmundin, Brandt largohet në fund të sezonit

Futboll

Goditje për Dortmundin, Brandt largohet në fund të sezonit

Më: 7 mars 2026 Në ora: 22:07
Brandt

Julian Brandt do të largohet nga Borussia Dortmundi.

Kjo vjen pasi që Brandt dëshiron një sfidë të re jashtë gjigantit gjerman.

Këtë e konfirmoi legjenda dhe tashmë drejtor tek “Verdhezinjtë”, Lars Ricken ku njoftoi se ai do të largohet si lojtar i lirë.

Brandt, ju kishte bashkuar Dortmundit nga Bayer Leverkuseni në vitin 2019, ku deri më tani ka bërë 297 paraqitje dhe ka shënuar 56 gola e 68 asistime.

Ai ka arritur të fitojë trofe me Dortmundin, atë të “DFB Pokal”, Superkupën Gjermane si dhe ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat