Pjesa e parë: Drenica dhe Dukagjini në paqe

Futboll

Pjesa e parë: Drenica dhe Dukagjini në paqe

Më: 8 mars 2026 Në ora: 14:11
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Drenicës dhe Dukagjinit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas 45 minutave lojë në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, rezultati është i barabartë 1:1.

Ishin mysafirët nga Klina që kaluan të parët në epërsi në minutën e 32-të me golin e Mërgim Pefqelit.

Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë reagoi Drenica, kur Kreshnik Uka arriti të barazojë shifrat në 1:1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat