Shqetësojnë dy lojtarë

Futboll

Shqetësojnë dy lojtarë

Më: 8 mars 2026 Në ora: 17:09
Dinamo

Dinamo do të përballet të hënën me Partizanin në kuadër të javës së 27-të të Superiores.

Nëse në dy fazat e para ishin ndeshje mes dy skuadrave me objektiva të ndryshme, situata ka ndryshuar duke qenë se skuadra që arrin të marrë fitore, do të marrë vendin e katërt njëkohësisht me 3 pikë më shumë se kundërshtari.

Në kushte të tilla, Dinamos i “bën punë” edhe barazimi për të qëndruar e katërta megjithatë jo me siguri duke qenë se ka edhe një fazë.

Menjëherë pas fitores në Kupë ndaj Tiranës, Dinamo ka nisur përgatitjet për derbin e radhës. Ledio Beqja dhe Eridon Qardaku janë dy lojtarët që po stërviten individualisht me blutë dhe janë në dyshim për sfidën e së hënës.

Qardaku ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi por edhe pezullimi ndërkohë që për Beqjen, ka qenë një sezon i vështirë dhe me shumë mungesa për shkak dëmtimesh. Megjithatë, Dinamo ka një ekip ku alternativat nuk mungojnë as ndaj Partizanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat