Guardiola nuk i kursen batutat

Futboll

Guardiola nuk i kursen batutat

Më: 11 mars 2026 Në ora: 13:28
Guardiola

Mançester Siti do të përballet me Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu” mbrëmjen e sotme.

Pep Guardiola është paraqitur në konferencë për shtyp, ku nuk i ka kursyer batutat. Kilian Mbapeja udhëtoi drejt Parisit për të ndjekur dëmtimin e tij. I pyetur nga gazetarët nëse kjo lëvizje e sulmuesit është një shenjë mosbesimi te mjekët e Realit të Madridit, Guardiola është përgjigjur me humor.

Trajneri spanjoll tha se Mbapeja nuk ishte vetëm në Paris, duke iu referuar faktit se lojtari francez u pa në shoqërinë e një femre.

“A është vërtetë e rëndësishme se çfarë mendoj unë? Vërtetë? Me sa di unë, ai nuk ishte vetëm gjithsesi (qesh). Këshillë për Arbeloan?

Këshillat i jepen atyre që njeh, të tjerëve jo. Me Alvaron nuk njihem, me Çabin po, jemi njohur në Mynih”, ka deklaruar ndër të tjera Pep Guardiola./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat