Bayer Leverkusen sonte do të përballet me Arsenalin

Futboll

Bayer Leverkusen sonte do të përballet me Arsenalin

Më: 11 mars 2026 Në ora: 15:50
Pamje

Bayer Leverkusen sonte do të përballet me Arsenalin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Champions League.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”BayArena”, duke filluar nga ora 18:45.

Skuadra gjermane pak orë para kësaj ndeshje, ka gjetur kohë për të postuar një fotografi të shoqëruar me shaka.

”Nuk lejohen goditjet nga këndi!!”, shkruhet në një fotografi ku shihet një shenjë për ndalim.

Kjo për shkak se Arsenali këtë sezon po kritikohet për golat e shumtë të shënuar nga goditjet standarde, si gjuajtjet e lira e korrneret.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat