Gjilani kërkon fitoren e radhës 

Futboll

Gjilani kërkon fitoren e radhës 

Më: 13 mars 2026 Në ora: 23:03
Skuadra e Gjilanit

Skuadra e Gjilanit ka mbajtur edhe seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës së radhës kampionale ndaj Drenicës, e cila zhvillohet këtë vikend në Gjilan.

Ballafaqimi i tretë ndërmjet dy ekipeve zhvillohet këtë të shtunë (14 Mars) me fillim nga ora 13:00.

“Grupi ka qenë i plotë dhe në dispozicon për stafin teknik, duke përfshirë të rikthyerit Vokli Laroshi dhe Shqiprim Taipi, të cilët munguan në ndeshjen ndaj Ferizajt për shkak të numrit të kartonëve (4), ndërsa me grupin është bashkuar edhe Lorik Boshnjaku dhe Udoyen Akpan, të cilët kanë lënë prapa lëndimet e tyre.

Në normalitet është stërvitur edhe Sabit Bilali, i cili kishte pësuar një lëndim në syrin e majtë në duelin ndaj Ferizajt dhe ishte dashur intervenimi nga stafi mjekësor.

Jashtë listës kanë mbetur tre futbollistët e tjerë të lënduar Edison Kqiku, Mario Zebic dhe Hamdi Namani.

Gjilani dhe Drenica janë takuar dy herë këtë edicion garash dhe dy skuadrat kanë marrë nga një fitore në udhëtim me rezultat identik (0:1)”, thuhet nga skuadra gjilanase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat