Masa sigurie në stadiumin e Vlorës

Futboll

Masa sigurie në stadiumin e Vlorës

Më: 14 mars 2026 Në ora: 13:38
Pamje nga ndeshja

Dueli Flamurtari-Elbasani pritet të dhurojë emocione të forta sot, po ashtu janë marrë edhe masa të forta nga policia.

“Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë parkuar mjetet në parkimin pranë Pallatit të Sportit në Vlorë, se për shkak të zhvillimit të ndeshjes së futbollit Flamurtari – Elbasani, kërkohet që të gjitha automjetet të largohen nga ky parkim.

Kjo masë merret për arsye sigurie, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes mund të ketë grumbullime të tifozëve dhe përplasje tifozerish, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mundshme ndaj automjeteve të parkuara.

Lutemi që të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë largimin e automjeteve sa më parë, për të shmangur çdo problem të mundshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat