Sandro Tonali do të transferohet te Man. City ose Arsenal

Futboll

Sandro Tonali do të transferohet te Man. City ose Arsenal

Më: 14 mars 2026 Në ora: 20:03
Sandro Tonali

Sandro Tonali mungon në transfertën e sotme të Newcastle ndaj Chelsea-t për shkak viroze. Italiani ka treguar një super formë këtë sezon, duke përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha.

Tonali mund të jetë protagonist kyresor i merkatos së ardhshme, megjithatë transferimi i tij drejt një ekipi të madh varet nga kualifikimi i Italisë në Botëror dhe paraqitja e mesfushorit.

Të paktën kjo është ajo që thotë agjenti i mesfushorit, Beppe Risso, në një deklaratë për “Calcio Finanza”.

“Duke e sjellë atë në Angli, kemi arritur ta shndërrojmë në një lojtar yll.

Nëse ai shkëlqen në Kupën e Botës, ka të ngjarë që klube të mëdha si Manchester City dhe Arsenal do të jenë të interesuara për të. Pas Kupës së Botës, do të lindin shumë mundësi”, tha Risso.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat