Lazio i bën nder Interit, gjunjëzon Milanin! Jashari titullar

Futboll

Lazio i bën nder Interit, gjunjëzon Milanin! Jashari titullar

Nga: K.G. Më: 15 mars 2026 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, u paraqit tërë takimin në fanellën e Milanit, por dolën pa pikë nga Roma.

Lazio e ka mposhtur me rezultat 1:0 Milanin, duke i bërë nder edhe Interit në garë për titullin e kampionit.

Futbollisti Isaksen është kreator i fitores së vendasve. 

Ai futet me shpejtësi brenda 16-shit, me goditje të fortë shënoi në minutën e 26-të.

Interi kryeson me 69 pikë, ka 9 më shumë se Milani në vend të dytë. Lazio e zë pozitën e nëntë me 40 pikë pas javës së 29-të në Serie A..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat