​Kapitenia Iraninane refuzon azilin në Australi

Futboll

​Kapitenia Iraninane refuzon azilin në Australi

Më: 16 mars 2026 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Situata rreth ekipit të futbollit të femrave të Iranit po bëhet gjithnjë e më komplekse dhe e tensionuar.

Sipas një raportimi nga Reuters, një anëtare e ekipit ka tërhequr kërkesën e saj për azil në Australi dhe do t'i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në Kuala Lumpur. Ky zhvillim vjen pas një jave dramatike ku gjashtë lojtare dhe një anëtar i stafit kërkuan mbrojtje nga frika e persekutimit në atëdhe, pasi refuzuan të këndonin himnin kombëtar gjatë Kupës së Azisë, në një kohë kur Irani po përballet me goditje ajrore dhe vdekjen e liderit suprem.

Ndërsa qeveria Australiane ka deklaruar se respekton vendimin e atyre që zgjedhin të kthehen, Federata e Futbollit të Iranit pretendon se ekipi mezi pret të kthehet te familjet e tyre.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i AFC-së, Windsor John, ka bërë të ditur se për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ekipi nuk mund të kthehet menjëherë në Teheran dhe po kërkon destinacione alternative nga Malajzia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat