Asllani vendos në dilemë Beshiktashin! Interi në pritje

Futboll

Asllani vendos në dilemë Beshiktashin! Interi në pritje

Më: 24 mars 2026 Në ora: 19:42
Kristjan Asllani

E ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet në pikëpyetje. Beshiktashi e huazoi me të drejtë blerje nga Interi, megjithatë deri tani nuk është vendosur asgjë.

Drejtuesit ndërkohë po presin fundin e sezonit për vendimin përfundimtar. Shifra që duhet për të blerë kartonin i kalon 10 milionë euro, për këtë askush nuk dëshiron që të nxitohet.

Beshiktashi po ashtu synon që të përfitojë zbritje nga Interi, duke e bërë që të jetë skenar i ngjashëm si me Ernest Muçin. Për këtë të fundit është Trabzonspori që kërkonte zbritje.

Gjatë kësaj kohe, stafi i Beshiktashit po e monitoron me kujdes Asllanin.

Procesi i adaptimit në klub është po ashtu i rëndësishëm, përpos asaj që Asllani do të japë në fushë për pjesën e mbetur.

Vetë stafi i ka pritshmëritë e larta, pasi ishte zgjedhja e tij për ta afruar pas huazimit të dështuar te Torino.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat