Gabim i rëndë me Mbapen?

Futboll

Gabim i rëndë me Mbapen?

Më: 24 mars 2026 Në ora: 22:24
Mbape

Real Madrid po has vazhdimisht probleme me dëmtimet.

Së fundmi u raportua se stafi mjekësor gaboi me Kilian Mbapen, pasi i diagnostikoi këmbën e gabuar dhe ai luajti i dëmtuar.

Itziar Gonzalez është ekspertja nutricioniste, që dikur punonte për Realit. Dhe në qendër të vëmendjes është kthyer sërish pas akuzave të fundit.

“Nuk e di çfarë është më keq, stafi mjekësor apo fakti që ata përshkruajnë suplemente ushqimore bazuar në rezultate falas nga ChatGPT”, shkruan Itziar Gonzalez.

Mbape u rikthye në fushë ndaj Atletikos, pasi qëndroi për tre javë jashtë fushës së blertë. Në Madrid është edhe sulmuesi më efikas..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat