Skuadra gjermane e ndjek lojtarin shqiptar 

Futboll

Skuadra gjermane e ndjek lojtarin shqiptar 

Nga: K.G. Më: 1 prill 2026 Në ora: 22:48
Imran Fetai

Vetëm një ndeshje të luajtur për Maqedoninë e Veriut, por Imran Fetai la përshtypje të mirë.

Futbollisti i Shkendijes debutoi për Maqedoninë mbrëmë në Dublin, në ndeshjen miqësore kundër Irlandës, e cila mbyllet baras (0:0).

Këtë e konfirmoi vetë trajneri Goce Sedloski, i cili e vlerësoi publikisht Fetain në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Sot, vjen informacioni se Imran Fetai u ndoq mbrëmë nga skautët e ekipit gjerman Mainz, i cili aktualisht është në pozicionin e njëmbëdhjetë në tabelën e Bundesligës.

Sipas “Sportsport”, jo vetëm që skautët ishin të kënaqur me atë që panë, por Mainz së shpejti do t'i bëjë ofertë zyrtare Shkëndijës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat