Futbollisti holandez është i disponueshëm

Futboll

Futbollisti holandez është i disponueshëm

Më: 3 prill 2026 Në ora: 14:55
Denzel Dumfries

Mbrojtësi i djathtë i Inter Milan, Denzel Dumfries, mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, pasi u është ofruar disa skuadrave të Premier League, përfshirë edhe Liverpool.

Futbollisti holandez është i disponueshëm në treg për shkak të një klauzole lirimi që kap vlerën rreth njëzet e një milionë funte, një shumë që konsiderohet e përballueshme për klubet angleze.

Dumfries është pjesë e Inter që nga viti 2021, ku ka zhvilluar 141 ndeshje dhe ka shënuar tetëmbëdhjetë gola.

Ndërkohë, me përfaqësuesen e Holandës, ai ka regjistruar gjashtëdhjetë e nëntë paraqitje dhe ka shënuar njëmbëdhjetë gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat