Heidenheim e ka befasuar Monchengladbach-in vendas, duke luajtur baras me rezultat 2:2, në ndeshjen e javës së 28-të të Bundesliga I. Pikë e madhe dhe e shpresës për Heidenheim për të siguruar ekzistencën.
Portieri Diant Ramaj u paraqit titullar e Arijon Ibrahimoviç nga minuta e 62-të për Heidenheim.
Për Heidenheim shënuan Mainka (26'), Busch (64') e për Monchengladbach Mohya (16') e Honorat (74').
Monchengladbach e zë vendin e 13-të me 30 pikë e Heidenheim të 18-tin me 16 sosh.