Brahja pasqyron mungesat e opsioneve në mesfushë: Ishim të modifikuar

Futboll

Brahja pasqyron mungesat e opsioneve në mesfushë: Ishim të modifikuar

Më: 4 prill 2026 Në ora: 20:29
Julian Brahja

Pas fitores kundrejt Bylisit, e vlefshme për javën e 30-të në Superiore, ndihmësi i Edlir Tetovës, Julian Brahja foli për mediat, duke pasqyruar qasje e ekipit të tij dhe monovrat e rivalit:

“Qarkullimi i topit në masë nga ana jonë ndikoi, sikurse mbyllja e tyre në zonë. Mund të kishim bërë më mirë me dy sulmuesët e krahut.

Kjo qasje kishte të bënte me pjesën e parë.

Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, mos të harrojmë edhe mungesat. Sot ishim si të modifikuar në mesfushë.

Bylisi na priti poshtë dhe na krijoi probleme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat