Zbulohen dy dilemat e vetme të Nagelsmann për Botërorin

Futboll

Zbulohen dy dilemat e vetme të Nagelsmann për Botërorin

Më: 5 prill 2026 Në ora: 11:37
Julian Nagelsmann

Julian Nagelsmann ka vetëm dy dilema për formacionin e Gjermanisë në Kupën e Botës.

Sipas gazetës Bild, 9 pozicione janë fiksuar që tani. Në portë Baumann, në mbrojtje Kimmich, Tah, Schlotterbeck dhe Raum, në mesfushë Pavlovic, në sulm Wirtz, Gnabry dhe Havertz.

Në mesfushë dilema është mes Goretzka dhe Nmecha. Në ofensivë, Musiala është favorit absolut, por kjo varet nga forma fizike pas dëmtimit.

Nëse ai nuk bëhet gati 100%, Nagelsmann ka në dispozicion Sane, Karl dhe Schade.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat