Kapiteni i Liverpoolit për humbjen nga PSG: E vështirë

Futboll

Kapiteni i Liverpoolit për humbjen nga PSG: E vështirë

Më: 9 prill 2026 Në ora: 11:34
Virgil van Dijk

Mbrojtësi i Liverpollit, Virgil van Dijk ka komentuar humbjen e ekipit të tij nga Paris Saint Germain, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Arne Slot ka humbur 2:0 nga parisienët, dhe van Dijk shpreson se në ndeshjen e kthimit, Liverpooli mund të ketë performancë më të mirë.

“E vështirë. Punë e vështirë, e cila pritej. Mendoj se u mbrojtëm me shumë trupa rreth zonës.

Fatkeqësisht, goli i parë ishte një devijim. Patëm disa momente të vogla në pushim ku mund të kishim bërë më mirë.

Natyrisht, nuk jam i lumtur që humbasim, e vetmja gjë pozitive është se kemi një ndeshje tjetër për të luajtur javën e ardhshme.”, ka deklaruar kapiteni i “The Reds”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat