Shqipëria luan nesër ndeshjen e tretë ndaj Lihtenshtejnit

Futboll

Shqipëria luan nesër ndeshjen e tretë ndaj Lihtenshtejnit

Më: 14 prill 2026 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 do të luajë nesër ndaj Lihtenshtejnit në “Shtëpinë e Futbollit”, në ora 14:00, ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të dytë të kualifikueseve të Europianit 2026.

Pas dy ndeshjeve të para në grup, ku vajzat barazuan 2-2 ndaj Malit të Zi dhe u mposhtën minimalisht 1-0 nga Turqia, skuadra është përgatitur normalisht për përballjen e fundit të këtij raundi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipi i drejtuar nga trajnerja Daniela Kodra është në gjendje të mirë dhe gati për sfidën e radhës.

Ndeshja Lihtenshtejn – Shqipëri do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV. Për të gjithë tifozët, hyrja në stadium do të jetë falas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat