Shkëndija në stilin e kampionit në Kavadar

Futboll

Shkëndija në stilin e kampionit në Kavadar

Nga: K. G. Më: 17 prill 2026 Në ora: 16:53
Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës, kampion në fuqi, ka marrë tre pikë jetike një stadiumin në Kavadar, duke i shkaktuar humbje me  rezultat 4:1 Tikveshit në kuadër të javës së 28-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija ka sunduar gjatë kësaj sfide, duke dëshmuar se është në formën më të mirë. 

Futbollistët Meliqi në minutën e 21-të, Ibraimi në të 36-tën, Latifi (44’) e Tamba  (54') - shënuan për fitoren e thellë.

Shkëndija kryeson me 67 pikë, ka një ndeshje e dy pikë më shumë se Vardari që gjendet në pozitën e dytë.

Tikveshi është në vend të pestë me 40 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat