Mornari e pret skuadrën shqiptare

Futboll

Mornari e pret skuadrën shqiptare

Nga: K.G. Më: 17 prill 2026 Në ora: 23:11
Deçiqi

Nesër do të luhen ndeshjet e javës së 30-të të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.

Sutjeska kryesuese do të luajë në orën 18:00, kundër Petrovacit.

Në orën 14.00 do të takohen në Tivar skuadra e Mornarit dhe Deçiqi nga Tuzi. 

Skuadra shqiptare synon pikë në përballje me Mornarin.

Pas javës së 29-të, Sutjeska kryeson tabelën me 55 pikë, katër më shumë se Mornari në vend të dytë.

Deçiqi është  në vend të tretë me 46, Petrovac 45, ndërsa Buduçnosti është i pesti me 41 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat