Marca: Arbeloa nuk do të jetë trajner i Real Madridit

Futboll

Marca: Arbeloa nuk do të jetë trajner i Real Madridit

Më: 18 prill 2026 Në ora: 12:53
Arbeloa

Real Madrid po përgatitet për një verë me ndryshime të mëdha, pas një tjetër sezoni zhgënjyes pa trofe.

Sipas raportimeve të Marca, vazhdimësia e trajnerit Alvaro Arbeloa është pothuajse e pamundur, shkruan IndeksOnline.

Drejtuesit e klubit kanë pranuar se projekti i nisur fillimisht nga Xabi Alonso nuk ka dhënë rezultatet e pritura, ndërsa as ardhja e Arbeloas nuk arriti të sjellë kthesën e nevojshme.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se do të ketë ndryshime të thella në skuadër, me afrime të reja dhe largime të mundshme. Problemet janë shfaqur veçanërisht në mbrojtje dhe në mesfushë, ku madrilenët kanë hasur vështirësi ndaj kundërshtarëve të fortë.

Sa i përket pankinës, disa emra kanë dalë në skenë. Didier Deschamps përmendet si një opsion i mundshëm, ndërsa rikthimi i Zinedine Zidane duket i pamundur.

Një alternativë tjetër mbetet Jürgen Klopp, edhe pse angazhimi i tij aktual me projektin Red Bull e bën të vështirë një marrëveshje.

Nga ana e tij, Arbeloa ka deklaruar se do të respektojë çdo vendim të klubit dhe nuk do të krijojë probleme në rast largimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat